Salah e shokon klubin me kërkesën për pagë në kontratën e re – dëshiron të bëhet edhe më i paguar se Cristiano Ronaldo

Tifozët e Liverpoolit kanë qënë të zhgënjyer me vendimin e klubit që të nënshkruajë vetëm me një lojtar këtë verë – Ibrahima Konatén.

 

The Reds shihen kandidat për titull së bashku me ekipe si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, që kanë bërë blerje më shumë.

Por Liverpool ka punuar më shumë në rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë.

Emra si Jordan Henderson, Virgil van Dijk, Fabinho, Alisson, Andy Robertson dhe Trent Alexander-Arnold kanë vazhduar me klubin dhe do të jenë aty edhe për disa vite.

Liverpool (Foto: Premier League)

Në listë ka mbetur vetëm edhe një, Mohamed Salah. Egjiptiani aktualisht ka më pak se dy vite në kontratën e tij aktuale, me një pagë prej 233,000 euro në javë.

Sidoqoftë, sipas Mirror, Salah tani po kërkon 583 mijë euro në javë për të qëndruar në “Anfield Road”, dyfishin e asaj që ofron klubi.

Kjo jo vetëm që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Liverpoolit, por gjithashtu do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Ligës Premier.

Salah (Foto: Liverpool)

Mendohet se Cristiano Ronaldo me kontratën e nënshkruar me Manchester United do të fitojë 560,000 euro në javë, por kërkesa e Salah është më e lartë.

Nuk dihet nëse Liverpooli do të pranojë të paguajë kaq shumë për egjiptianin, gjë që do të çrregullonte strukturën e pagave në klub, por ata që nga fillimi kanë qenë të gatshëm për një rritje të ndjeshme ndaj tij. Paga vjetore që kërkon Salah është pak mbi 30 milionë euro.

Që kur mbërriti nga Roma në vitin 2017 për afër 40 milionë euro, superylli ka shënuar 127 gola.

Jurgen Klopp i ka kërkuar klubit që t’i jap një kontratë të re lojtarit për të shmangur interesimin nga klube si Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Salah (Foto: Premier Legaue)

Edhe Salah e ka pranuar se tani topi është në fushën e Liverpool dhe klubi duhet të vendos se ai do t’ia plotësojë kërkesat.

“E ardhmja? Kjo është një pyetje e vështirë, por tani për tani, mund të them se gjithçka është në duart e klubit”.

“Sigurisht që dua të thyej rekorde këtu dhe, e përsëris, të gjitha rekordet e klubit, por gjithçka është në duart e klubit”, deklaroi ai. 

Related posts

Pa mëshirë! Federata e Holandës ia ndalon hyrjen në stadium për pesë vite djaloshit që hyri për t’u fotografuar me Depay

D V

Ky është hapi i trajnerit Klopp për Xherdan Shaqirin

Z H

Transferimi i Granit Xhakës te Roma është afër të finalizohet, po kompletohen detajet e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com