Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Salah falënderon Spallettin: Ai më mësoi të përfundojë aksionet me gol

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka shpjeguar se si trajneri Luciano Spalletti e ndihmoi atë të përmirësonte finalizimin e rasteve te Roma.

Salah kaloi dy vjet e gjysmë në Serie A përpara se të bashkohej me Liverpoolin nga Roma në një marrëveshje prej rreth 40 milionë euro.

Reprezentuesi i Egjiptit falënderoi ish-trajnerin e Giallorossëve, Luciano Spalletti, në një intervistë me gazetën Marca.

“Unë duhej të punoja shumë në finalizimin e rasteve, nuk kam lindur me gola”, ka thënë fillimisht ish-sulmuesi i Romës.

“Unë nuk shënova shumë gola kur isha në Basel. Pastaj u bashkova me Chelsea, Fiorentinën dhe Romën”.

“Kam punuar shumë me Mister Spallettin dhe pothuajse çdo ditë, pas seancave stërvitore, kemi kaluar kohë së bashku në fushë për të praktikuar, praktikuar dhe praktikuar”.

“Unë madje krijova një fushën në kopshtin tim për të praktikuar dhe përmirësuar finalizimin e rasteve. Nëse punoni shumë, rezultatet do të vijnë natyrshëm”, përfundoi ylli i Liverpoolit.

Postime të ngjashme

Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë

Dafina Vidishiqi

Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Dafina Vidishiqi

Italia nuk ndalet, Locatelli shënon një tjetër super gol

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Sergio Ramos nesër i jep lamtumirën Real Madridit

Dafina Vidishiqi

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Dafina Vidishiqi

Pandev thotë se Maqedonia e Veriut është gati për Ukrainën: Duhet të bëjmë figurë të mirë, nuk kemi çfarë të humbim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...