Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah ka shpërthyer në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Paris Saint-Germain në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Mbrëmjen e së mërkurës, PSG kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Liverpoolin me penallti (4-1, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat 0-1, po as sa fitorja e Reds në Francë.
Heroi i skuadrës franceze ishte portieri Gianluigi Donnarumma, i cili priti dy penallti nga Darëin Nunez dhe Curtis Jones, duke ia siguruar ekipin e tij çerekfinalen ku do të luajnë me fituesin e ndeshjes Aston Villa-Club Brugge.
Megjithatë, figura tragjike e Reds padyshim se ishte lojtari më i mirë i tyre, Salah, i cili në këto dy ndeshje dështoi të lë gjurmë apo ta ndihmoj skuadrën e tij për të kaluar tutje.
Këto lot dhe emocione thuhet se vijnë pasi Salah nuk ka rinovuar ende kontratën me Reds dhe në verë mund të largohet si lojtarë i lirë.
Ndryshe, Salah ka luajtur shkëlqyeshëm për Liverpoolin deri tani këtë sezon, pasi në 42 ndeshje të luajtura, ai shënoi 32 gola dhe shtoi 22 asistime.