Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Futbollisti i Liverpool Mohamed Salah u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që “të bëjnë gjithçka që kanë në dorë” për t’i dhënë fund vrasjes së njerëzve të pafajshëm, në atë që dukej se ishte një referencë për rritjen e tensioneve në Palestinë ku mbetën të vrarë nga sulmet izraelite të paktën 28 njerëz, përfshirë edhe fëmijë.

Thirrjen ai e ka drejtuar edhe ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson, njofton Klan Kosova.

“Ju bëj thirrje liderëve botërorë, përfshirë edhe kryeministrin e shtetit që ka qenë shtëpi për mua që katër vjetët e fundit, që të bëjnë gjithçka që mundin për të ndalë menjëherë dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Mjaft është mjaft. @BorisJohnson”.

Thirrja e Salah erdhi derisa ushtria izraelite vazhdoi bombardimet në Rripin e rrethuar të Gazës të martën. Po ashtu, edhe Hamasi i është përgjigjur me 130 raketa lëshuar në drejtim të Tel Avivit.

Postime të ngjashme

Mancini: Zvicra ekip i fortë, na duhet ndeshje perfektë për ta mposhtur

Dafina Vidishiqi

Pogba shpallet lojtari i ndeshjes, Francë – Gjermani

Dafina Vidishiqi

Franca fiton ‘Klasiken e Evropës’, mposht minimalisht Gjermaninë

Dafina Vidishiqi

Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen me Italinë: Nuk kanë pranuar gol në nëntë ndeshje, por edhe në sulm janë të jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

Rudiger si Suarez, kafshon Pogban

Dafina Vidishiqi

Pjesa e parë, Francë 1-0 Gjermani: Vendos autogoli i Hummels

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...