Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sali Berisha komenton kandidaturën e Ramush Haradinajt për president

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka komentuar kandidaturën e Ramush Haradinajt për President të Kosovës.

Teksa u pyet se a duhet që Haradinaj ta udhëheq postin më të lartë të shtetit, Berisha tha që pavarësisht që nuk përcakton funksione e poste, lideri i AAK’së ka mbajtur qëndrime dinjitoze në gjitha rrethanat e karrierës së tij.

“Jo vetëm shqiptarët që u ndjenë krenar, por në atë kohë mbaj mend si sot kur presidenti amerikan Bush bëri një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë për qëndrimin dinjitoz të kryeministrit Haradinaj. Kështu që, unë nuk jam për të përcaktuar çfarë funksionesh dhe postesh, por unë mund të them se Haradinaj ka mbajtur qëndrime dinjitoze në të gjitha rrethanat e karrierës së tij”, është shprehur Berisha, në një prononcim për Syri Tv.

Berisha kujtoi edhe një moment të Haradinajt që la të gjitha postet që kishte për t’iu përgjigjur thirrjes së Hagës.

“Pa ndërhyrë kategorikisht në asnjë̈ lloj posti, Ramush Haradinaj mund të them se ka atribuuar dinjitet dhe burrëri edhe në detyrë por edhe në fatkeqësi. Mos harroni një̈ moment, 15 vjet më parë Haradinaj ishte kryeministër dhe e kërkuan në Hagë, ai dha dorëheqje dhe u nis drejt Hagës në një kohë kur udhëheqësit serb që kërkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare futeshin në vrima të miut”, ka thënë̈ Berisha.

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...