Sali: Nuk ka shkelje të autoritetit në dërgimin e sigurimit në aeroport për të qetësuar situatën

nga D V

Shkup, 6 gusht – Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në lidhje me incidentit në Aeroportin e Shkupit tha se nuk ka shkelje të autoritetit nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Derisa të sqarohet nga organet e hetuesisë, nuk mund të them apo të mbroj askënd apo të fajësoj asnjë veprim. Nuk kam asnjë provë video, as audio”, tha anëtari i koalicionit VLEN dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pasi u pyet për qëndrimin e tij, nëse duhet përgjegjësi politike dhe dorëheqje nga kryeparlamentari Afrim Gashi pas incidentit me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Sali thotë se nuk e di se çfarë ndodhi në aeroport dhe beson se nuk ka shkelje të autoritetit në atë që “një ekip u dërgua për të qetësuar situatën”.

“Ne nuk kemi qëndrim si parti në këtë drejtim”, ka shtuar deputeti i koalicionit VLEN lidhur me përgjegjësinë e mundshme të Gashit.

Partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM sot e cilësoi Gashin si përgjegjës për incidentin në Aeroportin e Shkupit, nga ku kërkuan edhe dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More