Sali: Përmes Master Planit do të jepet një zgjidhje për ta bërë Çairin vend urbanistik

Shkup, 14 tetor – Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali në tubimin e mbrëmshëm para qytetarëve të Çairit tha se po afrohet dita e fitores së madhe.

 

“Të dielën do ta festojmë fitoren e madhe dhe ditën e parë të ndryshimit të madh në Çair. Jam këtu për t’ju parë në sy dhe për t’ju thënë një faleminderit të madh për mbështetjen. Ndonëse rezultati i të dielës dihet, dua të them se të gjithë ju jeni njerëzit jeni njerëz të zemrës sime”, deklaroi Bekim Sali.

Ai shtoi se kjo fitore nuk është e tij por e të gjithëve.

Potencoi se gjatë ditëve të kaluara është takuar me mijëra njerëz, dhe shtoi se ua ka vërejtur lodhjen dhe trishtimin që e kanë.

“Ata presin ndryshim dhe padyshim ky ndryshim vjen më 17 tetor. Nuk kemi kohë më për eksperimente fjalë boshe dhe shtrembërimeve, ka mbaruar koha e fjalëve të mëdha, tani është koha e punëve të mëdha, prandaj me 17 tetor do të fitojmë”, deklaroi Sali.

Tha se përmes Master Planit do të jepet një zgjidhje për ta bërë Çairin, vend urbanistik.

“Çairit do të ja zgjidhim problemin e parkingjeve dhe kaosit të trafikut, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Të rinjtë dhe të rejat do të kenë një qendër për kulturë, inovacion dhe ndërmarrësi ku do të mund të vijë në shprehje kreativiteti i tyre por edhe do të edukohen njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre anekand botës, prandaj më 17 tetor do të fitojmë”, tha Sali.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit tha se ata kaun vendosur që ta ç’rrënjosin urinë nga Çairi.

“Për këtë do ta themelojmë kuzhinën publike për skamnorë, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Rikthimi dhe renovimi i palestrës Partizan është detyrim për ne dhe të rinjtë të shpëtojnë nga bastoret dhe kazinot, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Meqë më të moshuarit si të rinjtë janë të rëndësishëm për ne, andaj ne do të themelojmë vatra për të moshuarit që aty të kujdesemi edhe për të dashurit tanë, prandaj me 17 tetor ne duhet të fitojmë”, tha Bekim Sali duke shtuar se në Çair po lind një shpresë.

“Unë askujt në jetë nuk i kam borxh, nuk i kam vjedhur askujt diçka. Askujt nuk i kam premtuar diçka që nuk e kam realizuar, askënd nuk e kam ofenduar dhe askujt nuk i detyrohem për asgjë. Falë Zotit jam i pastër dhe i kërkojë votat e pastra. Prandaj më 17 tetor ne do të fitojmë”, u shpreh Sali.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, nga Çairi tha se po habitet me një politikan i cili është bërë edhe zëvendëskryeministër dhe i cili në pleqëri ka filluar të bëhet reper.

“O njeri, zëvendëskryeministër je leje repin. Unë e kam kaluar atë kur kam qenë tinejxher. A e shihni e çdo ditë të rinjtë po na ikin nga vendi, gjendja po vështirësohet, çmimet po rriten çdo ditë, cilësia e jetës po bie, arsimi ka ra për toke, kultura, dhe në fushatë politike në vend se të merresh me programe dhe projekte, të merresh dhe të njollosësh opozitën e të merresh me muzikë në tubime politike mendoj se është jashtë çdo serioziteti, por çdokush e bën atë që e di më së miri”, u shpreh  Gashi.

Gashi shprehu falënderim për të gjithë ata që në vitin 2017 kanë votuar për Zeqirija Ibrahimin.

“Ata njerëz janë heronjtë e vërtetë, ngase përskaj gjitha presioneve, gjetën vullnetin, forcën për të votuar, 13.707 njerëz. Këtu do t’i përfshijë edhe 975 vota të pavlefshme të cilat gjithashtu kanë qenë për ne e na i vodhën fitoren në 2017-tën. Ju lutem më 17 tetor ta ktheni hakun e Zekës te Bekimi, ta kthejmë fitoren aty ku është te popullit, ta kthejmë dinjitetin tonë, të dëshmojmë se nuk i trembemi askujt”, u shpreh Gashi.

Gashi tha se katër vite nuk është parë asgjë në Çair, vetëm shkatërrime, uzurpime.

“E kemi ne dorë fitoren, nëse e rrethojmë numrin 6 me ndërgjegje të pastër, unë jam i bindur se e ardhmja e gjithë shqiptarëve, edhe në Çair, edhe në tërë Maqedoninë do të ec për së mbari”, deklaroi Afrim Gashi.

Gashi tha se Bekim Sali të vetëm gjë që dëshiron është që t’i shërbejë popullit, ta bëjë Çairin e ri, ta bëjë shkollimin më te mirë, dhe këtë vend më të mirë.

“Me 17 tetor secili njeri do të ballafaqohet me dy alternativa. E para është status quo, dhe e dyta është ndryshimi. Status quon këto që kanë qenë në pushtet 20 vite gjithë i dimë, nuk mund të presin asgjë të re, mendësi e njëjtë, e shkatërruan çdo komunë shqiptare. Mënyra e vetme që ta provojmë shpresën është që më 17 tetor ta votojmë ndryshimin. E ndryshimi vjen duke votuar Bekimin, duke votuar pastër, duke votuar numrin 6”, deklaroi Gashi.

Gashi tha se më për BDI-në votë nuk ka.

“Nuk guxojmë t’ua lëmë të ardhmen e fëmijëve tanë edhe katër vite të na i çojnë poshtë. Është shansi i fundit. Më 17 tetor e kemi mundësinë më të lehtë, të shkojmë në vendvotime ta rrethojmë numrin 6”, deklaroi Gashi.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në tubimin në Çair tha se teksa po afrohet dita e zgjedhjeve, ka mbetur vetëm një punë, të sillet fitorja për koalicionin ASH-AAA në zgjedhjet e 17 tetorit edhe atë prej raundit të parë.

“Ne do të duhet të angazhohemi edhe në këto pak ditë, në mënyrë që fitoren ta mbajmë të sigurt dhe të pastër. Dhe sa më tepër angazhoheni ju më tepër ua ndalin hapat atyre të cilët nuk dinë asgjë tjetër përpos kërcënimit, shantazhit, hajdutërisë që e kanë dëshmuar, edhe në zgjedhjet e kaluara këtu në Çair”, tha Sela, duke shtuar se tani ndryshon puna, ngase do të mbrohet vullneti i shqiptarëve i shprehur me votë.

Sela tha se duhet të flitet me të gjithë pa dallim për të dalë nga “monoizmi 20 vjeçar që e kanë shqiptarët”

“T’i japim fund robërisë 20 vjeçare. Ata vijnë në emër të pushtetit, ndërsa pushteti jeni ju të dashur votues, qytetarët dhe popull, që ditën e zgjedhjeve jepni dhe merrni pushtet”, tha Sela.

Sela tha se kundërshtarët po mundohen të thonë të pavërteta.

“Ne e kemi me vete vetëm të vërtetën. Po, Aleanca dhe Alternativa, Ziadini dhe Afrimi dhe gjithë këto që i shihni këtu, çdoherë do shkelin mbi veten e tyre për të mirën e popullit, ndërsa ju keni shkel mbi popullit për rehati personale”, tha Sela.

Related posts

Shilegov: Me “Qytet i mençur – Shkupi” do të kursejmë 1,3 milion euro

D V

Zaev: Drejtimi është përcaktuar për arritjen e më të mirës – ecim përpara, investojmë në të ardhmen

D V

Taravari: Ahmeti premton presidentin, a në Zajaz 20 vite s’ka kanalizim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More