Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Mustafën është publikuar mbrëmjen e kaluar, teksa i njëjti po vazhdon të përballet me akuzat e shumta të cilat i janë bërë në kuadër të kësaj gjykate.

Në vendim thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake në përputhje me rrethanat konstaton se kushtet e propozuara, duke përfshirë çdo kufizim shtesë të vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, do të zvogëlojnë në mënyrë të pamjaftueshme rreziqet e pengimit të procedurave Speciales për kryerjen e hetimeve të mëtejshme dhe për këtë arsye, Mustafa duhet të mbetet në paraburgim, raporton lajmi.net.

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshime për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrat, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Mustafa u paraqit për herë të parë para gjykatës saktësisht më 28 shtator të vitit 2020, ku edhe pati theksuar se nuk dëshiron të deklarohet lidhur me akuzat të cilat po i bëhen.

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”./Lajmi.net/

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...