Salla “Boris Trajkovski” mbyllet për vaksinim

Shkup, 4 tetor – Nga sot nuk ka marje të vaksinave në sallën e vogël të qendrës sportive A1 Arena “Boris Trajkovski”.

 

Jozyrtarisht pika e vaksinimit është mbyllur përshkak mos interesit për vaksinim, por nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se salla është dashur të shfrytëzohet për aktivitete tjera, transmeton Zhurnal.

Pika ishte hapur në javën e parë të muajit gusht kur u vendos masa që në kafene nuk mund të futeni pa së paku një dozë të vaksinës dhe kështu qytetarët u ngritën në këmbë të vaksinohen me qëllim që “të mos ngelen pa espresso e makiato”. Në sallë u vendosën 20 pozita për vaksinim, ndërsa jepeshin vaksinat FAjzer dhe Sinovak. Gjatë një dite vaksinoheshin diku nga 700 qytetarë.

Të gjithë qytetarët të cilët dozën e parë e kanë marë në këtë vend, për revaksinim mund të shkojnë në cilëndo poliklinikë në kryeqytet. Në Shkup mund të vaksinoheni në poliklinikat në Çair, Bukuresht, Jane Sandanski, Gjorçe Petrov, Draçevë, Çento dhe Shuto Orizare.

Përdnryshe të premten që kaloi, nga përdorimi u tërhoqën dhe u shkatërruan 13 mijë doza vaksina Pfizer përshkak se iu kishte skaduar afati.//Zhurnal.mk

Related posts

Për një javë kanë humbur jetën 200 pacientë me coronavirus në Maqedoni

D V

Moti deri në fund të ditës i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, nesër me diell dhe me vranësira të matura lokale

Redaksia

Do të ashpërsohen dënimet për sulmet ndaj gazetarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More