Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin

nga Xh M

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur, ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë. Përveç lajmit emocionues, ajo ka prezantuar për herë të parë publikisht partnerin e saj, duke konfirmuar lidhjen e tyre romantike.

Në një postim në Instagram, Samanta ka ndarë një foto ku shfaqet krah partnerit të saj dhe me barkun e rrumbullakosur. Me fjalë të ndjera, ajo ka shkruar:

“Ne të tre… Një kapitull i ri po fillon… S’mund të pres të të takoj, vogëlush”

Për vite me radhë, Samanta ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg syrit të publikut. Megjithatë, thuhej se ajo është e fejuar prej disa vitesh. Partneri i saj, Chris Miele, i propozoi këngëtares më 29 dhjetor 2021, dhe artistja i tha “po”.

Lajmi i shtatzënisë ka gëzuar fansat dhe miqtë e saj, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me urime dhe komente të ngrohta për këtë moment të veçantë në jetën e këngëtares. Urime Samanta!

https://www.instagram.com/samantaofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ad967563-2632-4424-8b8e-d071c6d3fb9d

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More