Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Samedin Mehmeti zyrtarisht emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Zhurnal Ads

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Zgjedhja e tij është bërë përmes një votimi elektronik në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë. Lajmin për zgjedhjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Po me shumicë votash është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Kosovës, tash sa përfundoj votimi”, ka thënë Baxhaku.

Zgjedhjen e drejtorit të ri të policisë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Tahiri. Ai ka thënë shkurt se votimi është bërë në mënyrë elektronike dhe se AAK-ja ka votuar pro.

Edhe Qeveria përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare

 “Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit  të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës.  Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që ushtroi detyrën si drejtor i përgjithshëm.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan. Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës”, thuhet në biografinë e tij.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

O’Brien: Kosova dhe Serbia tashmë kanë bërë progres

admin

​7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

S.B.

Ambasadori gjerman ka një njoftim për kosovarët që ia mësyjnë Gjermanisë

S.B.

Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi në luftën kundër pandemisë

admin

​64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

S.B.

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...