Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Samit i jashtëzakonshëm gjatë presidencës sllovene në vjeshtë, a po përgatitet një refuzim i Shkupit dhe Tiranës në qershor?

Shkup, 11 maj – Zhurnal – Samiti i BE-së që do të mbahet në qershor pritet të japë përgjigjen nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfundimisht do të hapin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithatë zhvillimet e ditëve të fundit pasuar nga deklaratat e faktorëve vendimmarrës lënë shumë për të dëshiruar, shkruan Zhurnal.mk.

Ndonëse vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel të hënën, përfundimisht hoqi dilemën të cilën në opinion e shpalosi  eurokomesari për Zgjërim, Oliver Varheji për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës në procesin negociues, pikërisht kjo ngjallë frikën se skenari parasheh që  të dyja shtetet të refuzohen në një pako, me pretekstin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes për çështjet identitare.

Tirana zyrtare e ka rrugën e hapur për çeljen e negociatave me BE-në, por fqiu i saj, Maqedonia e Veriut, me të cilën ndodhet në një pako, tashmë ka një kontest të hapur me Bullgarinë, e cila nga ana e saj vendosi një veto që akoma është në fuqi.

Aktualisht, Shkupi nuk ka një palë në Sofje me të cilën mund të negociojë para qershorit  nga shkaku se Bullgaria udhëhiqet nga një qeveri teknike në pritje të zgjedhjeve të korrikut, që i bie të mbahen pas Samit të BE-së, e megjithatë Brukseli këmbëngulë që Shkupi të zgjidh kontestin identitar dhe historik me Sofjen, si një kusht për çelje të negociatave.

Një gjë të tillë të hënën e kërkuan nga Zaevi komisioneri i BE-së për  Zgjerim, Oliver Varheji dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, sipas të cilëve, Këshilli i Bashkimit Evropian duhet të arrijë  konsensus mbi kornizën për negociatat,  në mënyrë që të japë dritën jeshile, dhe nëse Sofja dhe Shkupi nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë  Këshilli i Bashkimit Evropian duhet të marrë një vendim, ndërsa të njejtën e kërkoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.

 Paralelisht me zhvilliemet në Bruksel të hënën, në Athinë të Greqisë u paralajmërua një Samit i jashtëzakonshëm kushtuar Ballkanit Perëndimor që do të mbahet gjatë  presidencës sllovene në gjysmën e dytë të vitit, që akoma më shumë ngjall dyshimet se paraqet një sabstitut për atë çfar pritet të ndodhë në qershor, më saktë, refuzimit që do ti bëhet Shkupit dhe Tiranës.

Kryeministrat e Greqisë dhe Sllovenisë,  Kyriakos Mitsotakis dhe Janez Jansa pas takimit të tyre thanë se Samiti synon dy gjëra: të ruhet vrulli, nga shkaku se ka shenja lodhjeje në të gjithë procesin, dhe së dyti,  ta vërë në praktikë dhe të përfundojë procesin, duke theksuar se fokusi kryesor  i BE-së duhet të jetë zgjerimi, në mënyrë që të kemi një Evropë të lirë dhe në paqe.

 Pikërisht për shenjat e lodhjes më herët për Zhurnal.mk foli alalisti Denis Memedi,  i cili tha se Unioni është i lodhur nga zgjerimi dhe se ka nevojë për reforma të brendëshme, prandaj në pamundësi të shtyjë zgjërimin si një çështje emblematike e saj, ajo përdorë vendet anëtare të cilat vendosin veto mbi vendet aspirante.

Postime të ngjashme

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...