Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet nesër në Bërdo afër Kranjit

Shkup, 5 tetor – Kryeministri i Sllovenisë, kryesuesi aktual me BE-në, nesër do të jetë nikoqir i Samitit të shefave të shteteve apo qeverive të vendeve-anëtare të BE-së dhe të partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

 

Siç u kumtua në faqen e presidencës sllovene për paralajmërimin e takimit, me Samitin do të kryesojë kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel, i cili do ta përfaqësojë BE-në së bashku me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

“Sllovenia, si vend kryesues me Unionin, do të fokusohet në bashkëpunimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, dhe fqinjësinë lindore. Sllvoenia e din nga përvoja e vet se sa është e rëndësishme perspektiva evropiane për zbatimin e reformave në procesin e inkuadrimit. Kjo perspektivë duhet të jetë e prekshme, ndërsa përmbushja e saj të jetë e mundur nga gjenerata e tanishme, në të kundërtën, tashmë nuk do të paraqiste kurfarë nxitje”, theksojnë nga kryesimi slloven.

Shtohet se Ballkani Perëndimor dhe vazhdimi kredibil i procesit eurointegrues është prioritet afatgjatë  i politikës së jashtme të Sllovenisë, si dhe të Sllovenisë si shtet-anëtar i cili aktualisht kryeson me Këshillin e BE-së. Për atë shkak është vendosur se vendi do të jetë nikoqiri i Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Samiti është i rëndësishëm për promovimin e debatit në këtë temë në nivel më të lartë dhe në pikëpamje të porosive politike për rëndësinë gjeostrategjike të rajonit për Bashkimin Evropian dhe obligimet e përbashkëta për proces eurointehrues kredibil, ceket nga kryesimi slloven.

“Qëllimi ynë është ta riafirmojmë, ta jetësojmë dhe ta ripërtërijmë perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor, që ishte deklaruar në Samitin në Selanik në vitin 2003. Nëse kemi sukses në këtë, do të dëshmojmë se jemi lojtar strategjik në fqinjësinë tonë. Nëse nuk kemi sukses, dhe nuk bëjmë asnjë hap drejt Ballkanit Perëndimor, këta hapa do t’i bëjë dikush tjetër, dikush me vlera dhe interesa të ndryshme  (kryeministri Janez Jansha)”, ceket në paralajmërimin për Samitin e kryesimit slloven.

Sllovenia., siç cekin nga kryesimi slloven, beson se BE-ja duhet të jetë më strategjike në qasje dhe aksione, posaçërisht në fqinjësinë e saj më të afërt.

Në pjesën jozyrtare të takimit dje anëtarët e Këshillit evropian do të takohen në darkë joformale për të këmbyer pikëpamje për rolin e BE-së në botë.

Burime diplomatike nga Brukseli dje brifuan se mbështetja e BE-së për zgjerimin parashihet të përmendet në deklaratën e përbashkët të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo afër Kranjit, si dhe të thuhet se Unioni e riafirmon mbështetjen për rajonin dhe ka kapacitet të absorbojë anëtare të reja, por kjo do të kushtëzohet me kapacitetin e saj për zgjerim.

Dera për anëtarësim në BE nuk mund të thuhet se është e mbyllur, brifojnë burime diplomatike nga Brukseli, por kur është në pyetje zgjerimi, ai është proces i komplikuar dhe ka sfida të shumta, me rëndësi është sistemi merit, si dhe reformat, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit si dhe sundimi i së drejtës.

Related posts

Tetovë/ Vdes nga covid një pacient, kishte marë 2 doza “Sinovac”

Z H

Selmani: Në autostradën Tetovë-Gostivar shteti zhvat qytetarët

D V

Hetimet për spitalet modulare nuk i udhëheqë Qeveria, por institucionet e angazhuara të sistemit, porositi Nikollovski

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More