Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Spanjë më 29 dhe 30 qershor të vitit 2022

\Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm i aleancës do të mbahet në Madrid të Spanjës më 29 dhe 30 qershor të vitit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në samit, ne do të miratojmë konceptin e ardhshëm strategjik të NATO-s, i cili do të pasqyrojë mjedisin e ri të sigurisë, do t’i ri-përkushtohet vlerave tona dhe do të afirmojë unitetin tonë duke siguruar se aleanca jonë është e përshtatshme për të ardhmen”, tha Stoltenberg.

Aleanca transatlantike, tha Stoltenberg, aktualisht po punon në zbatimin e agjendës “ambicioze” të NATO-s për vitin 2030 qe synon të merret me një “botë më të paparashikueshme dhe të rrezikshme”.

Sjelljen ruse, ai e përshkroi si “gjithnjë më agresive” dhe tha se “Kina po mbledh fuqinë e saj ekonomike për të frikësuar të tjerët”.

Aleanca po ashtu është e shqetësuar me paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe në Sahel.

Samiti i ardhshëm në Madrid do të përkojë me 40 vjetorin e Spanjës si vend anëtar i NATO-s.

Stoltenberg vlerësoi Spanjën duke e quajtur atë një anëtare të vlefshme të NATO-s, duke theksuar zhvillimin e anijeve të mbrojtjes nga raketat balistike, mbështetjen për mbrojtjen ajrore turke dhe për kontributin në Irak.

Sipas shefit të NATO-s, bashkëpunimi midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) “vitet e fundit ka arritur nivele të pashembullt “.

Stoltenberg tha se ai po punon së bashku me presidentin e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për të “forcuar më tej bashkëpunimin NATO-BE”.

Related posts

150 viktima në Gjermani, kërkime intensive për të mbijetuarit nga përmbytjet

R Zh

Koreja e Veriut refuzon kërkesën e SHBA-së për takim zyrtar

Redaksia

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike, thotë ushtria e Koresë së Jugut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More