Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Samiti i G7-ës do të fokusohet në kërcënimet në rritje

Ministrat e Jashtëm të ekonomive udhëheqëse në botë, do të diskutojnë të martën në Londër ballë për ballë, pas më shumë se dy vjetëve.

Takimi i ministrave në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara – G7 – pritet të ketë në qendër të diskutimeve mënyra të reja sesi ky grup mund të mbrojë rregullat ndërkombëtare nga kërcënimet e jashtme.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab do të udhëheqë diskutimet për krizën në Mianmar, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Ai ka thënë se beson që ekziston mundësia për të luftuar “sfidat e përbashkëta dhe kërcënimet në rritje”.

Grupi i G7-ës përbëhet nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Australia, India, Koreja Jugore dhe Afrika Jugore janë ftuar si mysafirë të samitit treditor, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar tenton të thellojë lidhjet me rajonin Indo-Paqësor.

Postime të ngjashme

Cilat janë 10 vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë?

N E

Joe Biden me propozime të reja për të nxitur vaksinimet

N E

Numri i infeksioneve në Austri ka rënë nën 1 mijë

N E

Pezullohet përdorimi i vaksinës AstraZeneka në Sllovaki

N E

Anglia nga java e ardhshme do të fillojë të përdorë certifikatat dixhitale të vaksinimit

N E

Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi që nga viti 1947

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...