Samiti i liderëve evropianë në Oksford në pallatin Blenheim, vendlindjen e udhëheqësit britanik të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Uinston Churchill, pati në qendër të takimeve dhe diskutimeve çështjet e sigurisë dhe migracionit, ku kjo e fundit nuk u cilësua më “sfidë”, sesa “krizë”.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street të cilin e citojnë mediat, dy liderët kanë folur për çështjet e sigurisë, përfshi edhe imigracionin në veçanti, zgjedhjet inovative si ajo e partneritetit Itali-Shqipëri. Sipas mediave britanike, Starmer dhe Rama kanë rënë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Media britanike i ka kushtuar vëmendje veshjes sportive të kryeministrit Rama me atlete në këtë takim ndryshe nga të gjithë liderët e tjerë në këtë Samit më të madhin në territorin britanik të kaq shumë udhëheqësve evropianë sidomos pas Brexitit.
Në konferencën për shtyp pas takimit kryeministri britanik përmendi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë e cila është me interes për britanikët, por tha se ne duam ta luftojmë emigracionin në origjinë dhe marrëveshjet pa specifikuar se për çfarë marrëveshje konkretisht vijnë më pas dhe nuk pranoi të flasë se çfarë ka biseduar me liderë të ndryshëm evropianë.
Gjithsesi, për çështjen e qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar, kryeministri Rama më parë ka deklaruar se Shqipëria nuk do pranojë një marrëveshje të tillë si ajo me Italinë, për Britaninë e Madhe.
Në një arritje diplomatike për Shqipërinë, në fund të samitit, Kryeministri britanik Sir Keir Starmer deklaroi se është rënë dakord se samitet e Komitetit Politike Evropian, do zhvillohen në vitin 2025 në Shqipëri dhe Danimarkë.