Agjencia Zhurnal.mk

Samiti në Berlin, Thaçi: Haradinajt nuk iu bë presion për pezullimin e taksës

Prishtinë, 21 maj – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar faktin që ti kenë bërë presion kryeministrit Ramush Haradinajt për pezullimin e taksës në Samitin e Berlinit.

I ftuar në emisionin televiziv, “Open”, Thaçi u shpreh se kryeministri Rama i kërkoi Haradinajt që të sillej me edukatë.

“E vërteta është ajo që ka shkruar kryeministri Edi Rama. Ka qenë një këshillë në aspektin edukativ se si të sillet në aspektin kulturor, nuk ishte presion. Rama i ka kërkuar me mirësjellje, në rrafshin edukativ për angazhimet e atyre momenteve, nuk kishte presion”, tha Thaçi.

Ai deklaroi se në Samitin e Berlinit nuk është hapur apo mbyllur asnjë version për Kosovën, por është diskutuar mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, gjatë emisionit, Thaçi deklaroi se nëse Kosovës i bashkohen tre komunat shqiptare në Serbi nuk është asgjë e keqe por është kthimi i padrejtësisë historike.

Ai deklaroi se e konsideronte veten një President nacionalist që nuk kërkon të marrë territore të tjera por të mbrojë territoret e Kosovës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...