Teknologji

Samsung Galaxy Fold 3: Adhuruesit do ta duan këtë telefon

Zhurnal Ads

Telefonat Samsung vijnë në çdo formë, madhësi, ngjyrë dhe stil. Mund të merrni një që i përshtatet pothuajse çdo gjëje që kërkoni, dhe kompania do të vazhdojë t’i shtyjë gjërat përpara.

Disa nga shembujt më të mirë të kësaj vijnë në formën e Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip, por dizajni i fundit që ka ‘nën mëngë’ është një kthim prapa retro – Samsung po sjell tastierat fizike, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet nga LetsGoDigital, Samsung paraqiti një patentë dizajni rreth mesit të vitit 2018, e cila sapo doli në dritë tashmë, për një telefon të palosshëm dhe me tastierë fizike. Dizajni duket i ngjashëm me një patentë që pamë muajin e kaluar për një pajisje të dyfishtë.

LetsGoDigital u bashkua me stilistin industrial Sarang Sheth për të krijuar këto interpretime të mrekullueshme, duke treguar se si tastiera rrëshqet nga brendësia, duke i lejuar përdoruesit të shkruajnë me një tastierë fizike. Ky është një kthim i shkëlqyeshëm për njerëzit që nuk pëlqejnë ekranet me prekje

Postime të ngjashme

Moto E7 në Evropë me specifika të mira dhe çmim tejet të lirë!

S.B.

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

admin

Google Maps ka bërë një nga azhurnimet më të rëndësishme ndonjëherë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...