Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Samsung “mërzit” përdoruesit e zemëruar të Apple: “Ju merrni një karikues me telefonin tonë”

Seria e re iPhone 12 ka shkaktuar ndjenja të përziera, si në mesin e përdoruesve tradicionalë të Apple ashtu edhe në publikun e gjerë të teknologjisë.

Me shumë gjëra të mira që mund të shihnim, mbase më i diskutueshmi ishte fakti që paketa, së bashku me iPhone 12 të ri, nuk vjen me një karikues.

Apple e arsyetoi këtë vendim duke pretenduar mbrojtjen e mjedisit më mirë në këtë mënyrë.

Për më tepër, gjatë prezantimit, ata theksuan se efekti i kësaj heqje të ngarkuesit nga paketimi do të jetë i njëjtë sikur 450,000 makina të hiqeshin nga përdorimi në një vit, transmeton Telegrafi.

Kjo situatë u përdor nga një nga rivalët më të mëdhenj – Samsung. Kompania koreane postuan një foto të ngarkuesit në faqen e tyre në Facebook dhe shkruajnë, “Galaxy juaj i ri ofron gjithçka që ju nevojitet. Nga gjërat themelore, një karikues, kamerë më të mirë, bateri më e mirë, performancë të shkëlqyeshme dhe ekran 120Hz”.

Ekziston edhe një “ngacmim” në pjesën e fundit të njoftimit, sepse seria e re iPhone 12 nuk ka rifreskim ekrani 120Hz në asnjë model.

Postime të ngjashme

Gjermanët përdorin material të ri dhe krijojnë celular 30% më të lehtë

S.B.

“Bisha” po vjen: Së shpejti telefoni me 18 GB RAM

S.B.

Së shpejti, Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

S.B.

Këto foto nudo tani lejohen në Instagram

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...