Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Samsung nënshkruan një marrëveshje prej 6.6 miliardë dollarësh me kompaninë amerikane për ndërtimin e rrjetit 5G

Grupi i Koresë së Jugut do të përfitojë nga sanksionet e Uashingtonit ndaj rivalit kinez

Samsung Electronics ka arritur një marrëveshje prej 6.6 miliardë dollarësh me Verizon (kompani amerikane e telekomunikacionit) për ta ndihmuar atë të ndërtojë rrjete 5G në SHBA, duke theksuar se si grupi i teknologjisë mund të përfitojë nga shënjestrimi i administratës Trump për Huawei, një kompani kineze, shkruan Financial Times.

Kompania koreano-jugore tha të hënën se kishte nënshkruar një kontratë për të furnizuar pajisjet e telekomit amerikan deri në fund të vitit 2025, transmeton Telegrafi.

Marrëveshja vjen ndërsa SHBA rrit sanksionet ndaj Huawei.

“Më shumë kompani do t’i drejtohen Samsung për pajisjet e tyre 5G për shkak të kufizimeve të SHBA ndaj Huawei”, tha Kim Young-woo, një analist në SK Securities. “Nuk ka shumë alternativa të tjera përveç Samsung dhe Ericsson nëse përjashtoni Huawei dhe Nokian”.

Kim pret që Samsung të zgjerojë pjesën e saj globale të tregut 5G duke fituar më shumë marrëveshje në SHBA, Evropë dhe Lindjen e Mesme ndërsa përfiton nga sanksionet që ka Huawei.

Huawei është përpjekur të hap rrjetet e saj 5G globalisht pasi Uashingtoni ka bërë presion që vendet e tjera të ndjekin shembullin e saj në ngrirjen e ndërmarrjes kineze. Nën presionin në rritje të SHBA-së, vendet përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe India po heqin nga përdorimi pajisjet Huawei nga infrastruktura e tyre 5G.

Aksionet në Samsung u rritën me 2.1 për qind të hënën në mëngjes në Seul.

Postime të ngjashme

Instagrami kërkon falje për një gabim në ‘hashtag’

S.B.

Telefoni inteligjent i ri mund të ndryshojë formën dhe të kthehet në një tabletë

S.B.

Sony ka prezantuar Xperia 1 III me lente telefoto të ndryshueshme

S.B.

HMD Global prezanton gjashtë telefona të rinj Nokia

S.B.

Dalin pamjet e iPhone 13 nga të gjitha anët, në 3D

S.B.

Thyhet rekordi i ndjekësve në “Twitch”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...