Teknologji

Samsung njofton zyrtarisht Galaxy Z Fold2

Zhurnal Ads

Telefoni inteligjent i ri me një ekran të palosshëm duhet të kombinojë avantazhet e të dy modeleve të mëparshëm.

Telefoni i mençur nga Samsung me një ekran të palosshëm është treguar disa herë, por tani është zyrtare: Galaxy Z Fold2 5G, transmeton Telegrafi.

Z Fold2 përsëri ka 2 ekrane. Ekrani i palosshëm në pjesën e brendshme është 7.6 inç. Ekrani i përparmë në pjesën e jashtme 6.2 inç.

Të dyja janë më të mëdha se sa ekranet e modelit të mëparshëm Fold.

Samsung nuk jep detaje të mëtejshme, por premton “fleksibilitet të një telefoni inteligjent me performancën dhe madhësinë e ekranit të një tableti për produktivitetin maksimal” dhe një “përvojë luksoze”.

Çmimi dhe fillimi se kur do të dalë në shitje nuk u përmendën. Por vetëm se ky telefon inteligjent do të jetë në dispozicion në të zezë dhe ngjyrë bronzi.

Postime të ngjashme

Bezos kryeson listën e Forbes për të tretin vit radhazi si njeriu më i pasur në botë

admin

iPhone 12 vs iPhone 11: Pesë përmirësimet e mëdha nga telefoni i ri i Apple

admin

Instagram shton Reels dhe Shops në aplikacion, ndryshon dizajnin pas shumë vitesh

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...