Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Samsung po i jep fund linjës Galaxy Note

Faqja në internet Ice Universe pretendoi se Samsung nuk do të lançojë një pasardhës të Galaxy Note 20 Ultra, një nga telefonat e saj më të mirë Android të vitit 2020.

Tani, një raport i botuar nga faqja koreane ‘Aju News’ thotë se Samsung ka konfirmuar zyrtarisht planet e ‘vrasjes’ së saj së linjës Galaxy Note, transmeton Telegrafi.

Raporti pretendon se Samsung ka vendosur të ndërpresë serinë Galaxy Note pasi po sjell S Pen mbështetje në linjat Galaxy S dhe Z.

Sipas ‘Aju News’, Samsung synon të nisë pasardhësin e Galaxy Z Fold 2 në qershor të vitit të ardhshëm. Përveç që përmban mbështetjen e S Pen, telefoni i palosshëm pritet gjithashtu të vijë i pajisur me një kamerë nën ekran.

Galaxy Z Fold 3 ka informacionin se do të përdorë Ultra Thin Glass (UTG) të gjeneratës së dytë, e cila është mjaft e fortë për të parandaluar gërvishtjet kur përdoret S Pen.

Samsung po punon gjithashtu për një zgjidhje të personalizuar të kamerës nën ekran për Galaxy Z Fold 3 për të ofruar një përvojë të vërtetë në ekran të plotë.

Sidoqoftë, Samsung mund ta heqë atë nëse cilësia e ekranit dhe kamerës nuk rezulton të jetë e kënaqshme.

Postime të ngjashme

Pandemia rriti fitimet e kompanisë Dell

S.B.

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

S.B.

Facebook nënshkruan marrëveshje me tri firma të tjera mediale në Australi

S.B.

Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

S.B.

Është sikur të jesh atje: Sony po punon në një pajisje të re

S.B.

Të burgosurit në Arizona duhet të qëndrojnë në burg më gjatë për shkak të defekteve në softuer

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...