Samsung po sjell telefonin e ri që paloset tre herë

nga D V

Vetëm është përfolur se Samsung po përgatit një smartphone me tri palosje, duke ndjekur hapat e Huaweit, por duke zgjedhur një rrugë tjetër kur bëhet fjalë për mënyrën e palosjes, pasi është zgjedhur forma e shkronjës “G” në vend të stilit “Z” të Huaweit.

Zgjidhja e Samsungut ka përparësinë që, kur pajisja është “e mbyllur”, ekrani i palosshëm nuk është fare i ekspozuar, ndërsa është ndryshe te smartphone Huawei Mate XT.

Nga ana tjetër, disavantazhi i zgjidhjes së Samsung-ut është se kërkon një ekran tjetër të jashtëm.

Dëgjohet një thashethemë e re nga Koreja e Jugut që thotë se Samsung do të prezantojë pajisjen me tre palosje së bashku me modelet e ardhshme Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7, dhe kjo do të ndodhë më së shumti në korrik, nëse kompania do të ndjekë të njëjtin afat kohor si vitin e kaluar.

Smartphone i Samsung-ut me tre palosje do të ketë një ekran 9,96 inç kur është i hapur, si dhe një ekran të jashtëm 6,49 inç.

Kompania pritet të prodhojë vetëm 200 mijë njësi të këtij aparati, dhe shitjet mund të jenë të kufizuara vetëm në disa shtete. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More