San Diego është tronditur nga një tërmet i madh mëngjesin e së hënës, sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave fillestare, magnituda e tërmetit ishte 6.7 ballë. Por që atëherë ka pasur raportime se bëhet fjalë për 5.2 dhe 6, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, tërmeti u ndje në të gjithë Kaliforninë Jugore, duke përfshirë edhe Los Anxhelosin, raportoi Fox 11.
Atje u dërgua një alarm urgjent duke paralajmëruar banorët.
Ndërkohë pamje të publikuara në interenet tregojnë momentin e tërmetit me disa të tjera në mediat sociale që treguan kompjuterë dhe televizorë të tronditur nga tronditja.
Të paktën shtatë pasgoditje, përfshirë një lëkundje me magnitudë 3.9, u raportuan nga mediat amerikane.
Nuk dihet nëse ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.