Një sërë emisionesh me tema të ndryshme të realizuara nga CMG do të transmetohen në mbi dhjetë medie kryesore braziliane, si Grupi Mediatik “Box Brazil”, Radio-Televizioni “Bandeirantes”, Televizioni i Verilindjes së Re i Brazilit dhe “Media CB”.
Ky transmetim i emisioneve kineze, i organizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe media braziliane, është pikërisht një masë aktive për thellimin e shkëmbimeve njerëzore dhe forcimin e miqësisë midis dy popujve- tha në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i CMG -së, Shen Haixiong.
Ai shprehu bindjen që, ndërmjet këtyre programeve, shikuesit brazilianë do të njohin më tej mikpritjen e popullit kinez, si edhe madhështinë e kulturës kineze.