Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Alexis Sanchez ishte më meritori në fitoren 2-1 të Interit ndaj Parmës, me ç’rast kanë thelluar diferencën e pikëve me Milanin në gjashtë pikë.

Pas ndeshjes, Sanchez festoi golat duke thënë se ndjehet si një luan në kafazin e tij, çdo herë që luan ndjehet më mirë, transmeton lajmi.net.

Kiliani i ndihmoi klubit të Contes që të marrë fitoren e gjashtë radhazi në Serie A.

“Ishte një ndeshje e mirë, Parma luajti shumë mirë, gjithashtu edhe ne. Në fund treguam se jemi në rrugën e duhur për të fituar Scudetto”, tha Sanchez për Sky
Sport Italia.

Sanchez tregoi se motivimin kryesor “Nerazzurri” këtë sezon e kanë gjetur pasi kanë humbur finalen e Ligës së Evropës.

“Jam një lojtar me eksperiencë të madhe, kam fituar besimin e trajnerit tim dhe jam i lumtur. E dua këtë sport, jam duke punuar si asnjëherë më parë”, përfundoi ai

Postime të ngjashme

Martohen dy gjyqtarët e famshëm, Howard Webb dhe Bibiana Steinhaus

Z H

Edhe pse pa faj, Ibrahimoviç shpëton vetëm me 1 ndeshje mos lojë

Z H

Ramos rezulton pozitiv ndaj Covid

Z H

NBA/ Curry parakalon legjendën Chamberlain, bien Lakers

Z H

Man Utd dhe Juventus konsiderojnë shkëmbimin Pogba – Ronaldo

Z H

Mbrojtësi i Bajernit beson në përmbysje të rezultatit në Paris

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...