Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sancho i rikthehet stërvitjes për ndeshjen kundër Manchester City-it

Borussia Dortmund tha se sulmuesi Jadon Sancho është kthyer në stërvitje përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Manchester City-t, pasi ishte jashtë për më shumë se një muaj për shkak të një dëmtimi të muskujve.

Sancho nuk ka luajtur për ekipin e Bundesligës që nga fitorja e tyre në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Borussia Moenchengladbach në 2 Mars.

21-vjeçari nuk mundi të jetë pjesë e lojës në humbjen 2-1 nga City në ndeshjen e parë javën e kaluar dhe ishte gjithashtu i padisponueshëm për kualifikueset e Anglisë në Kupën e Botës 2022 kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë, gjatë pushimit ndërkombëtar, raporton “Reuters”.

“Jadon Sancho u kthye në stërvitje për të përfunduar një sesion individual këtë mëngjes,” shkroi Dortmund në rrjetin social “Twitter”.

Sancho, një produkt i akademisë së City, refuzoi një kontratë të re në klubin e Premier League kur ishte 17 vjeç për t’u bashkuar me Dortmund në 2017. Ai ka gjashtë gola dhe nëntë asistime në Bundesligë këtë sezon.

Postime të ngjashme

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Z H

Mbaron sezoni për Ibrahimovicin, vëmendja te Kampionati Evropian

Z H

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Z H

Laport merr nënshtetësinë, do të luajë për Spanjën

Z H

Busquets beson se lufta e Barcelonës për titullin në La Liga ka mbaruar

Z H

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...