Sane drejt rikthimit në Ligën Premier, gjiganti anglez gati ofertën për gjermanin

nga D V

Leroy Sane pritet të largohet nga Bayern Munich pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena.

Sulmuesi gjerman nuk konsiderohet më si një titullar i padiskutueshëm te Bayerni dhe largimi i tij në verë është shumë i mundur.

Bavarezët nuk e kanë përjashtuar shitjen e tij dhe tanimë janë në bisedime për një gjë të tillë.

Bild ka raportuar se Arsenali tanimë ka hapur bisedimet me drejtuesit e gjigantit gjerman për transferimin e Sanes në Ligën Premier.

Topçinjtë duan të kenë një repart ofensivë të fuqishëm dhe Sane është dëshira e trajnerit Mikel Arteta.

Bayerni është gati ta lejoj largimin e anësorit gjerman, por vetëm nëse vije një ofertë rreth 50 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More