Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sanja Llukarevska zëvendëson Sheqerinskën, zgjidhet zëvendëskryetare e LSDM-së

Shkup, 16 maj , zhurnal.mk – Kongresi i LSDM-së pranoi propozimin e kryetarit të saj, Zoran Zaev që Sanja Llukarevska ta zëvendësojë Radmilla Sheqerinskën.

Delegatët me shumicë të madhe mbështetën propozimin e Zaevit me 682 vota për dhe e emëruan drejtoren aktuale të DAP-it për zëvendëskryetare të LSDM-së. Propozimi që Llukarevska të emërohet në këtë post u kundërshtua vetëm nga dy delegatë të LSDM-së.

Ndryshe, Llukarevska është drejtore në Drejtorinë e Të Ardhurave Publike (DAP) dhe në zgjedhjet e fundit ishte bartëse në njësinë zgjedhore numër dy bashkë me Oliver Spasovskin.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...