Shkup, 19 qershor – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 sanksione, prej të cilave 14 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dy gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, bëri të ditur MPB-ja.
Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim