Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Sanksionohen 106 shoferë në Saraj

Shkup, 23 qershor – Gjatë ditës së djeshme, në periudhën prej 12:00 deri 20:00, nëpunësit policor të Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup, zbatuan kontroll të përforcuar në Komunën e Sarajit, me ç’rast janë sanksionuar 106 shoferë, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nga numri i përgjithshëm i të sanksionuarëve, 18 kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, 22 nuk kanë përdorë rrip të sigurimit, 21 kanë përdorë celularë derisa kanë drejtuar automjetin, ndërsa janë shqiptuar 12 sanksione për drejtim të automjeteve teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara”, kumtoi MPB-ja.

Nga Ministria informojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik.

Postime të ngjashme

Gostivar, vëllau ia vjedh motrës arin në vlerë prej 50 mijë euro

D V

Aksidenti tragjik në Durrës i mori jetën Elonës, vajzës së talentuar që pikturonte shenjues librash

D V

Arrestohet shoferi i autobusit në Kroaci: Më zuri gjumi në timon

R Zh

Arrestohet një person në Kumanovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

D V

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...