Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sanksionohen 164 shoferë në Shkup, 28 për tejkalim shpejtësie

Shkup, 1 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 164 masa.

Nga gjobat e shqiptuara, 24 ishin për vozitje pa patentë shoferi, 28 sanksione për mosrespektimin e shpejtësisë, shtatë për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 10 masa për automjete të paregjistruara dhe teknikisht me defekt, dy për kalimin e semaforit të mbyllur (dritë e kuqe), tre masa për përdorimin e telefonit celular, pesë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 24 për parkim të kundërligjshëm.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...