Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Sanksionohen 213 shoferë në Shkup, 34 për vozijte të shpejtë

Shkup, 17 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjithsej 213 masa u shqiptuan dje në territorin e qytetit të Shkupit, nga të cilat 34 sanksione për vozitje të shpejtë, 21 masa për vozitje pa patentë shoferi, 17 shkelje, të bëra nga vozitësit e motoçikletave.

“Nëntë sanksione u shqiptuan për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, tetë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 për përdorimin e telefonit celular, tetë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, 77 sanksione për parkim të paligjshëm”, kumtoi MPB-ja.

Prandaj, ata theksojnë se vijojnë me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit.

“Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.

Postime të ngjashme

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Shkoi të lahej me familjen, humb jetën në lumin Buna 13 vjeçarja nga Shkodra

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...