Shkup, 26 janar – Vetëm në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 218 sanksione. Prej tyre 18 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe 21 për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, informojnë nga MPB.
Në kumtesën e Ministrisë gjithashtu citohet se janë shqiptuar 12 masa për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë, 15 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, shtatë për kalim në dritë të kuqe, shtatë për tejkalim të shpejtësisë dhe 79 masa për parkim të padrejtë të automjetit, si dhe shtatë masa për përdorim të automjeteve të parregulluara teknike dhe të paregjistruara.
Ng MPB dërgojnë apel deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion. (Zhurnal.mk)