Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sapo filloi seanca në Kuvend u dha një orë pushim, shkak dokumentet e papërkthyera në shqip

Shkup, 6 tetor – zhurnal.mk – Sapo ka filluar seanca në Kuvend ku në rend dite pika e parë është propozim ligji për huazimin e 90 milion eurove nga Banka Ndërkombëtare, e njejta menjëherë është shtyrë pasi grupa e deputetëve nga koalicioni Tash është koha kërkuan një orë pushim, informon Zhurnal.

Ata janë të pakënaqur që materialin e kanë marë vetëm në gjuhën maqedonase por jo edhe në atë shqipe. Sipas Skender Rexhepit nga Alternativa, me dorëzimin e materialit vetëm në gjuhën maqedonase po diskriminohet gjuha shqipe.

“Turpi është i madh përshkak se materialet i morëm vetëm në gjuhën maqedonase. Përkthimi në gjuhën shqipe është vetëm për tre faqe, ndërsa në maqedonisht është 12 faqe. Kërkojmë dokumentin e plotë. Nëse ju si shqiptar, por edhe i ministri i financave i cili është shqiptar e lejoni këtë, atëherë çfarë u ngelet institucioneve tjera që udhëhiqen nga maqedonas. Duhet të mbrojmë gjuhën shqipe nga diskriminimi”, tha Skender Rexhepi.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se nga sekretari gjeneral dhe ndihmësit e Kuvendit është informuar se janë përmbushur të gjitha kushtet për mbajtje të seancës.

“Nuk vij për t’ju pritur të vini në seancë. Nëse ka mirëkuptim do të ishte mirë të tërhiqni kërkesën për një orë pushim që të mund të miratojmë rendin e ditës, që të munden dhe komisionet e Kuvendit të punojnë”, tha Xhaferi.

Mirëpo ky propozim i Xhaferit u refuzua nga Alternativa.

Seanca pritet të fillojë pas 1 ore pushim, derisa të përkthehen të gjitha dokumentet për rend dite.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...