Maqedoni

Saraji po bëhet me lagje elitare, ja si do të duket ajo (Foto)

Zhurnal Ads

Saraj, 3 nentor – Bartësit e tre subjekteve afariste, të cilët paraprakisht nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim rreth ndërtimit të lagjes elitare “Kompleks Planet”, siç janë: investitore dhe pronare e tokës si dhe ideatore e projektit të kësaj lagje “Kompleks Planet”, Valdeta Kasapi dhe investitorët, Samet Misimi ‘Blero-Fix’ dhe Xhemil Shabani ‘Valmir-Kompani’, u takuam që për së afërmi ta elaborojnë ecurinë e punës.

“Kompleks Planet” i ka kaluar të gjitha procedurat administrative dhe ka marë të gjitha lejet nga institucionet përkatëse. Punimet për fazën e parë parapërgatitore të infrastrukturës pritet të fillojnë për një muaj, dhe më pas për të filluar edhe ndërtimin e shtëpive. Punimet për ndërtimin e shtëpive janë planifikuar të ndërtohen në faza, dhe varësisht nga dinamika e ndërtimit do të përfundoj edhe projekti.

Ky tip kompleksi do të jetë i pari në komunë të Sarajit, por edhe në nivel shteti. Vlera investuese e ‘Kompleksit Planet’ është rreth 30 milion euro. Në ‘Kompleksin-Planet’ do të ketë 140 shtëpi edhe atë 6 lloje të shtëpive. Gjatë gjithë periudhës së planifikimit urbanistik, ideatorja së bashku me ekipin punues janë kujdesur që kjo zonë të ruaj natyrën.

Lagjeja shtrihet në një sipërfaqe prej 150.000 metra katrorë hapësirë toke, prej të cilës vetëm 25% do të shfrytëzohet për ndërtim, ku përfshihen edhe rrugët dhe parkingje të komplekseve brenda rezidencës, ndërkaq tjetra pjesë i i ngelet gjelbërimit, por që në afërsi rezidenca ka përshirë një park prej 50.000 metrave katror shtesë, e cila i jepet në shërbim rezidencës, ku do të ketë shtigje vrapimi me ulëse, fontana për rekreim, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnes të jashtëm. Karakteristikë tjetër e kësaj lagje është se vendpozita e saj gjendet midis dy lumejve, lumit Vardar dhe Treska, ndërkaq që pozita e çdo objekti do ta ketë shikimin kah Kanjoni i Matkës. Motoja e kësaj lagje sipas ideatores mbetet deri në fund, “QËLLIMI KRYESOR NË JETË ËSHTË TA SHIJOSH ATË…”

Foto:

Postime të ngjashme

Mariciq: Me uljen e taksave në gjyqësor, drejtësia do të arrij tek çdo qytetarë

XH,I

Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar 69,4 milion euro në internet në gjashtë muajt e parë të vitit

Z H

Fuere: Taktika e qeverisë bullgare është e pakuptimt

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...