Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Saranda do të bëhet me muze arkeologjik

Qyteti i Sarandës do ta rrisë numrin e atraksioneve në “menynë” që paraqet për vizitorë. Pos bregdetit, monumenteve e atraksioneve natyrore, planifikohet që të bëhet edhe me një muze arkeologjik.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Sarandës ka thënë se, përveç Butrintit, paketa turistike kulturore e Sarandës do të ketë një muze arkeologjik dhe është menduar të ndërtohet tek godina ku ka qenë materniteti i qytetit.

“Kemi rënë dakord, t’i japim Sarandës një muze arkeologjik. Butrinti është aty, një aset kulturor botëror, por jo të gjithë kur vijnë në Sarandë shkojnë deri në Butrint”, ka thënë Rama. Sipas të parit të Qeverisë shqiptare, ata që shkojnë në Sarandë, të huajt apo shqiptarët, nuk kanë pse mos ta kenë një muze arkeologjik dhe ish-materniteti është një vend ideal për ta pasur atë

“Pastaj mund të bashkëpunohet edhe me Parkun e Butrintit për të pasur dhe zonat, seksione të caktuara të këtij muzeu të dedikuara të Parkut të Butrintit dhe pastaj kush do të shkojë në Butrint le të shkojë dhe atje”, ka thënë Rama.

Sipas tij, Kisha e 40 shenjtorëve duhet kthyer në një aset të fortë të paketës turistike. Bëhet fjalë për një prej kishave më të njohura të jugut të Shqipërisë. “Rruga ka shkuar deri atje, nuk është e standardeve më të larta, jam dakord që duhet ndriçimi më i mirë i Kishës dhe besoj se kryetari i Bashkisë për këtë po mban shënime”, ka thënë Rama në ato që konsiderohen si takime para fushatës elektorale për zgjedhjet e nivelit qendror që mbahen në prill.

Postime të ngjashme

Koncert i Inva Mulës dhe Genc Tukiqi sonte në “Verën e Ohrit”

D V

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

R Zh

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

Folk Fest trazoi atmosferën e Shkupit

Z H

Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore pranohet aplikacioni për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe muzeut-Ohër

D V

Koncert “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...