Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Sardele me speca djegës – Receta e ditës

Sardelet janë padyshim fantastike në vlera ushqyese ndërsa të mrekullojnë me shijen e tyre kur janë të gatuara.

Të freskëta dhe të plota në shije, sardelet janë ndër ushqimet më të shëndetshme për organizmin.

Të shoqëruara me sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura ato shndërrohen në një vakt të shkëlqyer dhe ideal dreke.

Përgatitja e Sardeleve të Pjekura

1 kg sardele

¾ e një filxhani çaji me vaj ulliri

Kripë

Piper (sipas preferencës)

2 kokrra limon

Majdanoz i freskët

Spec djegës

Përgatitja

Sardelet pastrohet, u largohet koka dhe pjesët e brendshme. Lahen mirë me ujë të bollshëm dhe vendosen në një kullesë që t’u largohet uji.

Më pas, radhisni në një tavë duke u hedhur kripë, piper dhe pak spec djegës.

Sipër spërkaten me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe futen të piqen në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale përreth 20-30 minuta.

Ndërkohë, kur shërbehen u hidhet sipër një salcë e përgatitur me lëngun e dy kokrrave të limonit dhe gjysmën tjetër të vajit të ullirit. 

Postime të ngjashme

Omletë me spinaq në mëngjes për një ditë plot energji

Lea Muslija

Sallata plot shëndet me qepë të njoma, domate dhe majdanoz

Lea Muslija

Përgatitja e supës me 3 përbërës – Plot shije dhe shëndet

Dafina Vidishiqi

Sallata plot shëndet me qepë të njoma, domate dhe majdanoz

Dafina Vidishiqi

Fërgesë me qepë të njoma – Receta e lehtë plot shije

Dafina Vidishiqi

Akullore kremoze dhe e shijshme pa sheqer fare

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...