Agjencia Zhurnal.mk

Sarri nuk vjen vetëm, e sjell në Juventus yllin e madh të Chelsea

Maurizio Sarri ka arritur në Juventus.

Trajneri i ri i Juventusit, Sarri e mori Jorginhon te Chelsea nga Napoli sezonin e kaluar dhe thuhet se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe te ‘Bardhezinjët’.

27-vjeçari bëri 54 paraqitje në të gjitha garat me ‘Blutë’, duke fituar Ligën e Evropës në 2018/19, por ai nuk arriti të përshtatet plotësisht me kalimin në Premierligë, transmeton lajmi.

“Chelsea ka një kontratë katërvjeçare me klientin tim”, tha Santos për Tuttomercatoëeb. “Do të presim disa ditë për të kuptuar nëse ka ndonjë të vërtetë me atë që përmendet në gazeta”.

“E kaluara e tij në Napoli nuk do të jetë një pengesë, sepse Jorginho është një profesionist. Tani për tani, Jorginho është i lumtur në Chelsea”.

“Ai gjeti një atmosferë të mrekullueshme dhe nuk mund të themi se do të donte të largohej, por gjithçka mund të ndodhë në tregun e transferimeve. Do të presim dhe do të shohim…”, potencoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...