Agjencia Zhurnal.mk

Sarri: Unë i pi 60 cigare në ditë

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se i ka dalë nga kontrolli zakoni i pirjes së duhanit, duke zbuluar se brenda ditës i thith hiç më pak se 60 cigare.

Trajneri italian momentalisht është në pushim vjetor në Ascoli-Piceno, ku foli në një intervistë për uebsajtin lokal, La Nouva Riviera, transmeton Gazeta Express.

Ai diskutoi për dashurinë që ka për këtë pjesë të vendit dhe për zakonin e tij të famshëm, duhanpirjen.

“Unë i pi 60 cigare në ditë, që mbase është goxha shumë”, e pranoi Sarri.

Ai është parë shpesh duke i përtypur filterat e cigareve në stol gjatë ndeshjeve me Chelsean.

“Gjatë ndeshjeve nuk e ndiej nevojën e veçantë për të pirë cigare, por menjëherë pas ndeshjes është e nevojshme për ta bërë”, shtoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...