Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SASHK kërkon kompensim për mësimdhënësit, MASH: Presim të bëhen llogaritjet e orëve shtesë

Shkup, 17 nentor – Sindikata për Arsim dhe Shkencë ka kërkuar që mësuesve dhe arsimtarëve që punojnë me dy grupe, pra që bëjnë dyfish punë, duke punuar më shumë se 10 ose 12 orë, t’u kompensohet duke ua rritur rrogën. E nëse nuk realizohet kjo gjë, nënkryetari nwnkryetari i  SASHK Fatin Çiçe pohon se mund të shkohet deri te bojkoti i mësimit.

Sindikata e Arsimit kërkon kompensimin e orëve shtesë që bëjnë mësuesit në këtë kohë!

“Ne kemi dërguar shkresë në të gjitha komunat, në të gjitha shkollat, që arsimtarët që punojnë në dy grupe, arsimtarët e edukatës fizike që punojnë me ciklin e ulët, ata që japin gjuhën angleze gjithashtu, që punojnë më shumë se 8 orë, e sipas marrëveshjes kolektive ata punojnë më shumë se 8 orë në ditë, çka do të thotë se u takon zmadhim i pagës prej muajit tetor e këtej. Ne shpresojmë që rrogat që do t’i marrin tani për tetorin do të jetë me pagë të zmadhuar për ata arsimtarë që punojnë në kushte të tilla, në grupe”, tha Faton Çiçe – Nënkryetar i SASHK.

TV21 parashtroi pyetje edhe deri te Ministria e arsimit, prej ku thonë se mundi i mësimdhënësve duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate, për shkak se, siç thonë, ata janë mjeti më i rëndësishëm në sistemin arsimor.

“Pagesa e orëve shtesë është obligim ligjor, i paraparë me ligjin për marrëdhënie pune dhe e njëjta duhet të respektohet. MASH tashmë ka dërguar shkresë zyrtare deri te shkollat, përkatësisht deri te udhëheqësia e shkollave që ta kenë parasysh këtë moment. Çdo mësimdhënës që punon me orar të zgjatur, me dy grupe, të marrë pagën që i takon. Para për këtë qëllim ka, MASH ka siguruar mjete shtesë përmes bllok dotacioneve. Kështu që presim drejtorët të bëjnë llogaritjet se sa mësimdhënës të tillë kanë në kolektivin e tyre dhe në mënyrë adekuate tu paguhet për punën shtesë. Mundi i mësimdhënësve duhet të vlerësohen në mënyrë adekuate”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASH mohojnë pohimet e SASHK-ut se për momentin ka mbi 1000 mësimdhënës të infektuar. Sipas raportit të fundit numri i rasteve aktive te arsimtarët që kanë mbajtur mësim me prani fizike është 280.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...