Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SASHK: Pagë shtesë arsimtarëve që punojnë me dy grupe

Zhurnal Ads

Shkup, 24 tetor – Drejtorët e shkollave e kanë obligim ligjorë që tu paguajnë mjetë shtesë arsmitarëve të cilët janë angazhuar fizikisht për mbarvajtjen e procesit mësimorë, me dy grupe të nxënësve.

Kështu deklaroi Kryetari i SASHK-ut ,Joakim Nedellkov sipas të cilit pagesa  duhet të ndodhë nga dita kur kanë filluar të punojnë në dy grupe. Për këtë obligim ligjorë, ministria e arsimit dhe shkencës u ka dorëzuar njoftim shkollave, ku i rikujton për dispozitat ligjore dhe Marrëveshjen kolektive që janë sjellur më parë tha Nedelkov.

“Ashtu siç u dakorduam me Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në suaza të Ligjit për marrëdhënie punë në pajtueshmëri me përqindjen e rritjes së pagës për punë jasht orarit sipas Marrëveshjes së përgjitshme kolektive, të gjithë ata që kanë angazhime plotësuese, apo orë jashtë orarit do të kenë rritje të pagës. Kjo do të thotë që për të gjithë ata arsimtarë që do të punojnë me dy grupe, kur punëdhënësi në mënyrë tjetër nuk mund ta zgjidh problemin, atëherë punëdhënësi duhet të ju paguaj pagë shtesë” – tha Kryetari i SASHK-ut, Joakim Nedelkovski.

Sa i përket formimit të klasave për qëndrim ditorë, Nedelkov tha se fillimisht janë bërë anketa me prindërit për të ditur numrin e saktë të atyre që kanë nevojë për qëndrim ditorë, mirëpo deri më tani tha që nuk ka informacione të sakta se sa prindër janë paraqitur dhe kanë nevojë për këtë kujdes.

Formimi i grupeve për këtë qëllim nënkupton edhe punsimin e kuadrove të reja për kujdesin dhe edukimin e këtyre fëmijëve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gostivar, zyra e mërgimtarëve punon 6 javë

T E

Beqarovski: Nëse një vit të ri e kam pritur në ushtri, nuk është e trishtë këtë vit ta presim në shtëpi

E.E.

Mickoski ftoi qytetarët për protesta, të mërkurën para Ministrisë së Drejtësisë

E.E.

Filipçe në takim pune me kolegët e klinikave kirurgjikale dhe kovid qendrat në klinikat interne

T E

Mitrev: Në tetor kishim një bum, tani kemi cunami të numrit të infektuarve me Covid-19

T E

Dimitrov dhe Denidias diskutojnë për pandeminë dhe vaksinat

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...