Agjencia Zhurnal.mk

Sasoli: Bllokada e Shkupit dhe Tiranës tregon se nevojiten reforma në BE

Shkup, 21 nëntor – Zhurnal.mk – Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve e theksoi bllokadën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin Evropian si shembull sepse nevojitet ndryshim i rregullave në Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian është në proces të mendimit për reforma në më shumë fusha të provesit të vendosjes në BE, si për shembull në pjesën e të drejtës së vetos, të nismës ligjvënëse të Parlamentit, si dhe konsultimet me parlamentet kombëtare, që të sigurojë Bashkim Evropian më funksional, porositi shefi i Europarlamentit.

“E patë çka ndodhi në Këshillin e fundit, Parlamenti, Komisioni, kryesia dhe 25 prej 28 vendeve anëtare thanë “po” për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por vendimi ishte bllokuar nga tre vende, për atë mendoj se është mirë t’i rishikojmë rregullat tona”, deklaroi Sasoli.

Siç lajmëroi korrenspondentja e MEDIAL-s nga Brukseli, ai theksoi se rregullat në BE janë të mira vetëm nëse çojnë te rezultatet pozitive dhe u bëri thirrje edhe mediumeve të ndihmojnë në transmetimin e porosive të Parlamentit dh institucionet tjera evropiane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...