Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sassoli: BE të ndihmojë vendet e vijës së parë me flukset e migrimit

Bashimi Europian duhet të ndihmojë vendet anëtare në kufijtë e saj të jashtëm të menaxhojnë flukset e migrimit dhe të sigurojë që ata që kërkojnë mbrojtje, në përputhje me vlerat e tij thelbësore, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Në hapjen e konferencës ndërparlamentare të nivelit të lartë mbi migracionin dhe azilin në Europë, të organizuar nga Parlamenti Europian, Sassoli theksoi se “pas të dhënave për migracionin ka njerëz, secili me historinë e tyre, të cilët duhet të jenë të pranishëm në zemrën e çdo politike efikase europiane për migracionin dhe azilin”.

Sassoli theksoi se kufijtë italianë, spanjollë, grekë dhe maltezë janë, në fakt, kufij europianë, domethënë një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë BE-së.

”Pakti i ri mbi azilin dhe migracionin synon të ekuilibrojë nevojën për të mirëpritur refugjatët, për të luftuar kontrabandistët dhe për të siguruar integrimin dhe trajtimin adekuat për të gjithë, përfshirë ata që nuk mund të qëndrojnë në Europë”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./atsh

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...