Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

Bruksel, 1 mars- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së sotme në Bruksel, është pritur edhe nga presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i cili shpreh mbështetjen për fillimin në kohë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Sipas Sassolit, Shqipëria i ka përmbushur reformat kryesore në rrugën e pranimit në union.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për fillimin sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, tha ai në “Twitter”.

Kryeministri Rama u takua edhe me shefen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në një postim në rrjetet sociale, Rama i konsideron takimet, miqësore dhe të frytshme.

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për shqipërinë”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Postime të ngjashme

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit të njohur

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...