Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

SBASHK-u: Ka hezitim nga mësimdhënësit për ta marrë vaksinën kineze

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka deklaruar se ka hezitim nga ana e mësimdhënësve për ta marr vaksinën kineze.

Ai tha se janë rreth 27 mijë punëtorë në sektor të arsimit që janë në listë të grupit të tretë për t’u vaksinuar.

“Për momentin nuk ka disponim nga ana e mësimdhënësve për ta marrë vaksinën kineze. Marr parasysh edhe faktin që institucionet tona kanë dal dhe kanë thënë se nuk marrim vaksina të atyre shteteve që s’na kanë njohur”.

Megjithatë, Mani u shpreh se si SBASHK janë të interesuar që mësimdhënësit të vaksinohen sepse, siç tha, ata janë çdo ditë në kontakt dhe është mundësia e marrjes dhe e shpërndarjes së virusit.

Ai po ashtu deklaroi se nuk është bërë mjaftueshëm për përgatitjen e popullatës rreth vaksinimit, duke thënë se shtresa e thjeshtë nuk e kupton medicinën dhe se ai është mësuar me nxënës dhe nuk merr vesh nga fusha e mjekësisë.

“Nuk është bërë fushatë e mirë, se ndoshta do të vijë momenti kur edhe do na duhet të marrim edhe vaksinë ruse e kineze, se në mes të sëmundjes dikah duhet të orientohemi”, u shpreh Mani, duke shtuar se nga Serbia nuk do të pranonin asnjë lloj vaksine.

Postime të ngjashme

Për Serbinë udhëheqësit Kosovarë nuk janë të interesuar për dialog dhe kompromis

N E

5 të vdekur dhe 382 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

N E

Albin Kurti javën e ardhshme viziton Brukselin

N E

Vazhdon vaksinimi në Kosovë

N E

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

R Zh

Azem Vllasi e quan të rrëzikshëm pamfletin për ndryshimin e kufijve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...