Scarlett Johansson dhe Colin Jost bëhen prindër

Aktorja hollivudiane, Scarlett Johansson dhe burri i saj, Colin Jost, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

 

Lajmin e ka konfirmuar aktori me një postim në Instagram duke njoftuar se janë bërë me djalë dhe ka kërkuar privatësi. “Në rregull, jemi bërë me fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë atë”, ka shkruar Jost.

https://www.instagram.com/p/CSuiWHxlah-/?utm_source=ig_web_copy_link

Revista People publikoi informacionin e parë në lidhje me lindjen e fëmijës, ndërsa kjo ishte një befasi për shumëkënd sepse shtatzënia e Scarlett u zbulua vetëm disa ditë më parë.

Ky është fëmija i parë për 39-vjeçarin Jost, ndërsa 36-vjeçarja Johansson ka një vajzë gjashtëvjeçare nga martesa e mëparshme me Romain Dauriac.

Related posts

Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në MTV VMAs, disa ditë pas debutimit në tapetin e kuq me të dashurin Ben Affleck

D V

Arjola Demiri tregon linjat fantastike në veshje sportive

D V

Mihrije Braha publikon momentin kur mori vaksinën: Gjithë falënderimi për heronjët e linjës së parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More