Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Schallenberg: Kosova qëndron krejt lart në listën e politikës së jashtme të Austrisë

Ministri Federal i Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për Kosovën, në bisedën e parë bilaterale (telefonike) me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në një atmosferë të përzemërt dhe të hapur Ministrat e Jashtëm të Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës biseduan për një varg temash, ndër të tjera rreth gjendjes politike në rajon si dhe hapave konkret drejt bashkëpunimit të mëtejmë.

Ndër temat konkrete ishte kontributi i çmuar i Austrisë në sigurimin në kuadër të BE-së të kontingjentit të vaksinave për Ballkanin Perëndimor, për të cilin Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz u falënderua shumë ngrohtësisht në emër të Kosovës.

Ministri Federal Schallenberg theksoi se Kosova gëzon një simpati të madhe në Austri dhe se qëndron lart në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të vendit të tij.

Ministrja Gërvalla-Schwarz kërkoi mbështetjen e Austrisë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të fituar njohje diplomatike edhe tek ata partnerë të BE-së, të cilët ende nuk janë bërë pjesë e shumicës dërmuese të anëtarëve të BE-së, të cilët e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lidhur normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, ministrja e informoi kolegun e saj se pala kosovare së pari do ta bëjë një analizë të thellë të bisedimeve të deritanishme dhe më pas do të përpilojë një strategji të mirëfilltë. Vetëm mbi këtë bazë do të ishin të mundura negociata të mirëfillta për të arritur rezultate të qëndrueshme.

Ministri Federal Schallenberg e ftoi kolegen e tij të marrë pjesë në Forumin Evropian Wachau në Vjenë më 11 qershor, ku do të ketë mundësi për një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes ministrave të jashtëm nga rajoni dhe më gjerë. Ai deklaroi që  Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz është në çdo kohë e mirëseardhur në Vjenë.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...