Schallenberg: Mendoj se është tepër vonë hapje e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Shkup, 3 korrik – “Ne duam të fillojmë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mendojmë se është tepër vonë, duhet ta kishim bërë atë deri tani dhe ne vazhdimisht po punojmë për këtë çështje”, tha Alexander Schallenberg, Ministri i Jashtëm austriak për “360 Gradë”.

 

Ai beson se shumica e vendeve anëtare janë absolutisht “në favor” të fillimit të bisedimeve të pranimit, “unë do të thoja pothuajse 26 anëtarë, nëse jo 26 shtete anëtare janë në favor”. Ka shumë pritje nga presidenca sllovene që ajo të vazhdojë përpjekjet e saj.

“Përsëri, do të thosha se për këtë rajon ekziston vetëm një perspektivë – evropiane. E them këtë sepse është një rajon evropian dhe për vetë Evropën dhe për interesin e saj. Interesi ynë është që Ballkani Perëndimor të jetë anëtar i plotë i BE-së”, tha Schallenberg.

Ai theksoi se kishte ndjenjë lodhjeje nga zgjerimi, disa kryeqytete hezituan, por ai beson se batica po ndryshon.

“Pikëpamja ime është, dhe kam një ndjenjë që gjithnjë e më shumë anëtarë po e bëjnë atë, se nuk ka vakum në politikë dhe nëse ne evropianët, si BE-ja, dhe ka një ndryshim të madh, e kthejmë shpinën, atëherë të tjerët do të vijnë, qoftë Kina, Rusia apo Turqia. Dhe ky është një rajon evropian, nuk është në interesin tonë dhe kështu, në aspektin gjeopolitik, është një çështje nëse mënyra jonë e jetës ose mënyra e jetesës së dikujt tjetër do të imponohet këtu”, tha Ministri i Jashtëm austriak.

Related posts

Pendarovski: Është koha për rivendosje në rajon dhe sinergji të re nga SHBA-ja dhe BE-ja

Z H

Pendarovski u takua me drejtorin e “Mbrëmjeve strugane të Poezisë” dhe fituesit e çmimeve “Urat e Strugës” dhe “Vëllezërit Milladinov”

D V

Mbi 130 kompani dhe 500 ekspozues vendorë të përfshirë me pakon e pestë masash për industrinë për organizimin e ngjarjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More