Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Schutz: Fillimi i bisedimeve dështoi përshkak vetos së Bullgarisë, bisedimet të vazhdojnë vitin tjetër

Berlin, 25 dhjetor – Zhurnal.mk – Ambasadorja Susanne Schutz, e ngarkuar për Evropën Juglindore në Ministrinë e jashtme gjermane, në një intervistë për DW ku ka folur në tërësi për Ballkanin Perëndimor, mes tjerash ka folur edhe për gjendjen aktuale me Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.

Siç është shprehur Schutz, vendimi për Maqedoninë e Veriut nuk u mor përshkak se për këtë gjë duhet pajtimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së, ndërsa miratimi nuk erdhi nga pala Bullgare.

Ajo konsideron se bisedimet duhet filluar menjëherë vitin e ardhshëm, ndërsa sipas saj, çështjet bilaterale dhe historike nuk kanë vend në procesin e pranimit.

“Kushti për marrjen e vendimeve është që të gjitha vendet të japin votën. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, për fat të keq nuk ishte e mundur që të bindej Bullgaria që të jepte votën pro. Por edhe vetë Maqedonia e Veriut kishte limitet e veta, të cilat nuk mund të kapërceheshin. Bisedimet duhen filluar sërish vitin e ardhshëm. Ne e kemi thënë qartë se temat bilaterale, sidomos diferencat historike nuk kanë vend në procesin e pranimit. Prandaj ne kërkuam që çështjet që kanë të bëjnë me historinë e përbashkët të diskutohen në komisionin e historianëve që të dy vendet kanë ngritur në kuadër të Marrëveshjes së Miqësisë. Në fund të fundit edhe Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të hyjë në BE”, ka deklaruar Schutz.

Schutz konsideron se afrimi i Ballkanit perëndimor me Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për vet BE-në, prandaj dhe kjo ka qenë në krye të agjendës së Gjermanisë derisa kryesoi me BE-në.

Ajo thotë se në Ballklan janë bërë përparime të rëndësishme, edhe pse dështoi fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Schutz shton se Shqipërisë i mungojnë plotësimi i disa kushteve të cilat ka kohë të përmirësohen edhe vitin që vijon.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...